U kap me personazhin misterioz që shau Fifin: ‘Një copë mishi me dy sy’, tani Flori Mumajesi dhe këngëtarja kapen MAT në studion kantautorit! [FOTO]
U bë disa kohë që fansat po shpresojnë që mes kantautorit Flori Mumajesi dhe Fifit të ketë një romancë. Edhe ata nuk i kanë kursyer ngacmimet me njëri tjetrin në publik, çka na bën të jemi vazhdimisht në dilemë nëse bëjnë shaka apo gjithçka fansat e tyre aludojnë është e vërtetë.
Mbrëmjen e djeshme Flori ka publikuar në Insta Story një bisedë në Whats App me dikë që nuk e ka bërë publike, por nga ajo ç’ka shkruhet na lë të kuptohet se është një vajzë e cila i shkruan Florit për Fifin:Ahh mbase duhet të jemi Fifi një cop mishi me dy sy.
Por në anën tjetër Flori e ka quajtur një djall dhe ka mbrojtur Fifin duke u shprehur: “Ja si del djalli brenda teje. Një cop mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri, mishin dhe sytë i kanë plot por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq”.
Por tani si duket Flori ka dëshirë të luajë me të gjithë dhe së fundmi ka publikuar një foto ku tregon tatuazhin e tij në krah, pjesën nga buzët e poshtë, por edhe këmbët e një personi tjetër që shihet i ulur në divan. Të gjithë u bënë kuriozë të dinin se kush ishte personi mbrapa kantautorit.
E dini kush është? Nëse jo, ua themi ne!
Është FIFI, po po Fifi!
Këngëtarja shqiptare dhe Flori si duket duan të luajnë me të gjithë ne, por siç mund të shihni foton më poshtë siguruar nga intv.al do e kuptoni që dyshja tashmë janë në ‘paqe’ dhe në studio ishin bashkë. Veshja e Fifit i nxori zbuluar./intv.al/
albshowbizzz.com