U nda pas 16 vitesh martesë, Arbana prezanton të dashurin e ri
Moderatorja Arbana Osmani, ka qenë e përfolur shumë për jetën e saj private.
Prej një jave u zbulua se Arbana Osmani po përjeton një histori të re dashurie me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn.
Pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe moderatorja ka qëndruar në heshtje për të bërë ndonjë reagim, Arbana duket se po e shijon romancën.
Mikesha e saj më e ngushtë, Xhemi Shehu, publikoi një foto të Arbanës e cila buzëqesh teksa shikon celularin.
Në mesazhi i shkruar në foto “Bëj atë që do”, na bën të kuptojmë se pikërisht moderatorja është në këtë fazë, që ka vendosur të ndjekë zemrën e saj dhe lumturinë e rrezaton përmes buzëqeshjes.
Eduarti punon krah Arbanës dhe njohja me moderatoren dyshohet të ketë nisur nga ambientet e televizionit ku janë të punësuar.
Pas rreth 16 vitesh martesë, moderatorja Arbana Osmani i dha fund martesës me Ardit Keron dhe tashmë jeton me djalin e saj Jon.
Arbana ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj, megjithëse nuk e dimë nëse do t’i hapë faqet e tij për publikun, pasi gjithnjë është treguar e rezervuar për jetën private.