U përfol për tenderin prej 216 mijë eurosh – reagon Teuta Krasniqi në mënyrën më interesante
Ditëve që lamë pas, aktorja
kosovare Teuta Krasniqi ka qenë shënjestra e mediave dhe e opinionit publik për
një tender prej qindra mijëra eurosh që ka marrë nga Radio Televizioni i Kosovës.
Aktores në fjalë, RTK i ka besuar 216 mijë
euro për të realizuar serialin ‘iStar’ – i cili po transmetohet në këtë
televizion.
Siç shkruante Kult Plus, Krasniqi e ka fituar tenderin për ta realizuar serialin, me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.
Pasi pati reagime të shumta për
rastin në fjalë, nuk ka vonuar edhe Krasniqi me reagimet e saja.
Në profilin e saj në Instagram, ajo
ka publikuar një këngë të vjetër të reperit 2Po2 me këtë mbishkrim:
“Ku po t’dhem, ku po t’dhem kur pe sheh suksesin tem? Gjithmonë më ka pëlqyer kjo këngë”, ka shkruar Krasniqi. /Prive.al]
albshowbizzz.com