U tha që Getoari e la pa punë prej fanatizmit, zbulohet emisioni i ri i Marinës, Flor Mumajesit dhe reperit? Moderatori i njohur sqaron gjithçka
Lajmi u përhap në mënyrë shumë të shpejtë kur përflitej se Flori Mumajesi, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca do të vinin me një emision tyrin.
Disa javë më parë ishte vënë re goxha mungesa e moderatores simpatike nëpër ekrane dhe të gjithë akuzonin se Getoari ishte tepër xheloz, shkak i cili e kishte lënë atë pa punë.
U tha se spektakli do të mbajë titullin “E ke yllin”, do të transmetohej në TV Klan dhe ishte ideuar nga moderatori Alaudin Hamiti.
Brenda ditës këto thashetheme morën fund pasi Alaudin Hamiti deklaroi se Marina, Getoari dhe Flori nuk janë të përfshirë në këtë projekt.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “N’drrimi i natës”, Alaudini dha më shumë detaje për këtë spektakël duke deklaruar se emisioni do të transmetohet në Klan Kosova.
“Ka dalë lajmi se një spektakël do nis në Shqipëri, por ky ishte keqinformim. Spektakli është përmendur të jetë në autorësi të Alaudin Hamitit, e aty do marrin pjesë Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi e do udhëhiqej nga Marina Vjollca. Flori e Geti janë të mirëseardhur, dera është e hapur, mirëpo “E ke yllin”, është projekt që do e nisim në Klan Kosova. Ky spektakël për herë të parë do të shfaqet në Kosovë dhe garuesit do këndojnë këngë shqipe”, është shprehur Alaudini.
albshowbizzz.com