U tha që u kapën MAT dhe se është i dashuri i këngëtares KANITA, flet për herë të parë reperi i njohur SHQIPTAR: Jam i lumtur për…[FOTO]
Kanita është një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare dhe së fundmi ishte në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjen në “Kënga Magjike. Mirëpo, të gjithë Kanitën e njohin nga ‘X factor’ si vajza e vogël, që sfidoi më të rriturit. Por së fundmi, u aludua në rrjetet sociale se ajo është e lidhur me reperin Samir Selimi, i njohur me emrin e artit S4MM. Dhe të gjitha këto aludime kanë ardhur prej disa fotove të postuara në Instagram.
Pak javë më parë S4MM publikoi një foto me një vajzë misterioze nga Parisi, e cila i bëri të gjithë të dyshojnë se ishte ajo që i kishte rrëmbyer zemrën, por në fakt nuk dallohet në foto.
Mirëpo këto dyshime morën fund dhe ishte S4MM ai që mohoi se është në një lidhje me Kanitën.
Në një intervistë për “Mirage”, ai tha se është në dijeni për fjalët që po qarkullojnë për të dhe një vajzë nga Shkupi, por nuk janë të vërteta.
Reperi u shpreh se me Kanitën nuk ka asnjë lidhje, por është i lumtur për marrëdhënien që ka me një vajzë tjetër që jeton jashtë.
“Unë në Paris kam qenë për të xhiruar spotin. Kanë dal muhabete që është një vajzë e Shkupit, e harroj emrin e saj. I kam parë lajmet që thonë se jam me një vajzë të Shkupit, por asgjë nuk është e vërtetë, ajo vajzë është shumë e re”.
albshowbizzz.com