U tha se është në lidhje me këtë personazh të njohur, por fansat kritikojnë ashpër Arbanën për këtë DETAJ: S’të kanë lezet për…[FOTO]
Para pak javësh bëri bujë lajmi që Arbana Osmani nuk jeton më në të njëjtën shtëpi me partnerin por në një shtëpi më vete, së bashku me djalin. E nëse e keni venë re dhe një detaj tjetër që mund të merret si tregues, Arbana nuk e mban më unazën e martesës këtë sezon.
Por prej ditësh në mediat rozë ka qarkulluar një tjetër lajm sipas të cilit moderatorja e njohur ka nisur një lidhje me regjisorin e programit që ajo drejton, Eduart Grishaj.
Miq dhe kolegë pranë dyshes pohojnë për Panorama Plus se moderatorja është në një romancë me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”.
Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, është vënë re një afrimitet që dëshmohet me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në “Instagram”.
Por ndërkohë që të gjithë po flasin për këtë romancë të re të mundshme të Arbanës, fansat kanë një kritikë për moderatoret dhe nuk kanë hezituar t’ia vënë në dukje. Në një foto të shkrepur nga emisioni i saj dhe e postuar në Instagram, fansat nuk kanë pëlqyer veshjen e Arbanës dhe i kanë thënë që fustani është tmerrësisht i shkurtër për emisione të tilla.
Mbetet për t’u parë nëse Arbana do i pranojë këto kritika.
albshowbizzz.com