Ups! I del “sekreti” Ledri Vulës

  

Një mik dhe koleg i mirë i këngëtarit Ledri Vula ka publikuar sot një postim në rrjete sociale ku tregon një detaj që nuk e kishim vënë re.

Këngëtari Skerdi ka lidhur videoklipin e fundit “Menemadhe” nga Ledri, Lyrical Son dhe Mc Kresha me një lajm ku thuhej “italiani gjen shishen me letër brenda, shënimi i veçantë i përket një shqiptareje”.

Nga klipi ka marrë pjesën kur Ledri ndodhet para detit duke marrë një shishe që është pothuajse e ngjashme me atë të lajmit.

Bashkimin e fotografive e publikoi në Instagram duke e shoqëruar me shkrimin: “Kaçurrelsi i bën këto gjëra”.

Ledrit i pëlqeu shumë gjetja e Skerdit dhe e ripublikoi fotografinë në llogarinë e tij.