Vdes ylli i puthjes së famshme
Marinari i famshëm që puthi një grua në Times Square për të festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore ka ndërruar jetë. George Mendonsa vdiq në moshën 95-vjecare.
Vajza e tij, Sharon Molleur konfirmoi për mediat e huaja se George pati një krizë epilektike të dielën.
George Medonsa u puth me Greta Zimmer Friedman më 14 gusht 1945 duke e bërë “puthjen më të famshme në botë”.
Ajo ishte pikërisht dita kur mori fund Japonia u dorëzuar tek Shtetet e Bashkuara duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Puthja ndodhi disa vite para se Mendonsa dhe Friedman të konfirmonin se ishin një cift.
Friedman vdiq në vitin 2016 në moshën 92-vjeçare.
Ndërsa Mendonsa vdiq dy ditë para ditëlindjes së 96-të.