Vera Ora: Rita akoma i bën punët e shtëpisë dhe gjërat që i kemi bërë gjithmonë bashkë

  
  

Nëna e Rita Orës, Vera, ka thënë se këngëtarja e famshme akoma duhet ta pastrojë kuzhinën, edhe pse ka statusin e një ylli botëror të muzikës.

55-vjeçarja ka raporte të mira me të gjithë fëmijët e saj – Ritën, Elenën dhe Donin – ndërsa ka thënë se nuk ka të përkëdhelur në familjen e saj, përkundër se 28-vjeçarja është një yll ndërkombëtar.

Në një intervistë për versionin britanik të revistës HELLO!, Vera ka thënë se vazhdimisht ia kujton vajzës së saj se është e njëjtë me të tjerët.

“Kemi raporte shumë të afërta dhe përpiqem t’i drejtoj sa herë që kërkojnë këshilla. Edhe pse Rita është e famshme, ne bëjmë gjëra normale së bashku, njësoj si në të kaluarën. Akoma flemë në të njëjtin krevat, i bëj masazhe dhe ia rregulloj flokët”.

“Nuk ka të përkëdhelur në familjen tonë. I them Ritës se të gjithë ne jemi superyje në mënyrën tonë. Duke qenë në syrin publik, nuk do të thotë se është më e mirë se të tjerët dhe ajo e di këtë; ajo ende duhet ta pastrojë kuzhinën kohë pas kohe”, ka thënë nëna e Ritës, transmeton celebretainment.com.

  

Rita Ora me nënën e saj, Vera (Foto: Thos Robinson/Getty Images for VH1/Guliver)

  

Ajo më tej ka shpjeguar se përpiqet që ta bindë vajzën e saj se magjepsja që përjeton në karrierë nuk është realitet për shumicën e njerëzve dhe e ka lavdëruar këngëtaren për angazhimin e saj në çështjet sociale dhe tentimet për t’i mbështetur të tjerët dhe për të bërë ndryshimin.

“Përpiqem t’ia bëj të qartë Ritës se blicet dhe magjepsja që përjeton, nuk paraqesin botën reale. Ajo e di se si është realiteti, sepse mund ta shohë përmes punës sime”.

“Ajo është angazhuar shumë me problemet sociale dhe jam shumë e kënaqur për këtë gjë. Më pëlqen kur ajo mendon se duhet të mbështesë dhe ta bëjë ndryshimin”, ka theksuar Vera. /Telegrafi/