Vesa Luma flet për operacionet plastike

 
 

Tashmë, operacionet plastike janë bërë modë për shumë kë nga ne e të mos flasim për artistet shqiptare.

Këngëtarja, Vesa Luma është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet më të frekuentuara sociale, shkruan lajmi.net.

E pyetur nga ndjekësit se a ka bërë ndërhyrje kirurgjike në fytyrë, Vesa ia thotë troç dhe duket se nuk i pengon fare.

“Jo, nuk kam akoma, preferoj shumë trajtimet natyrale përderisa jam ende e re, por nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme nëse mendoj se do të më bëj të lumtur, do ta bë”, shprehet Luma.

Ndryshe, Vesa momentalisht është në Kosovë duke punuar në projekte të reja që pritet t’i shohim në vazhdim.

 
 

albshowbizzz.com