Vesa Luma mohon të ketë botoks në fytyrë: Në të ardhmen nëse do të më bëjë të lumtur, do ta bëj
ëKëngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka disa muaj që është rikthyer në Kosovës pas një vit qëndrimi në Zelandën e Re.
Ajo ka treguar se arsyeja e kthimit të saj është realizimi i disa projekteve të reja muzikore, të cilat do t’i lansojë së shpejti.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Denik Prizrenin, dhe një këngë solo, të cilat Vesa do t’i sjellë edhe me klipe.
Këngëtarja Luma është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj që t’i parashtrojnë nga një pyetje në rrjetin social Instagram, dhe më pas ajo do t’u përgjigjej.
Në një pyetje të drejtuar nga fansat, asaj i është kërkuar të tregojë nëse ka botoks, teksa është përgjigjur duke thënë “Jo”, mirëpo nuk e përjashton mundësinë në të ardhmen që të përdorë po qe nevoja dhe dëshira e saj.
“Jo, nuk kam akoma, preferoj shumë trajtimet natyrale përderisa jam ende e re, por nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme nëse mendoj se do të më bëjë të lumtur, do ta bëj”, ka qenë përgjigja e këngëtares në Instagram.
Vesa përndryshe është e martuar prej gati pesë vitesh me reperin Big Basta, dhe së bashku kanë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Lian. /Telegrafi/