“Vetëm një e dashuron”, Rita Ora

 
 

Këngëtarja Rita Ora që nga fillimi i këtij viti ka filluar punën e saj intensive për të punuar në një album të ri, kurse ajo shumë shpejt pritet që ta sjell një këngë të re.

“Only Want you” është titulli i këngës më të re të Rita Orës, të cilën këngëtarja ka paralajmëruar se do ta sjell për fansat e saj në muajin mars.

Rita që nga fillimi i këtij viti ka qenë shumë aktive, ku ajo vazhdimisht ka treguar se është duke punuar në këngë dhe në albumin e saj të ri, transmeton GazetaExpress.

Kurse frytet e kësaj pune tashmë këngëtarja i ka paralajmëruar me anë të një postimi që e ka bërë në Instagram sonte.

 
 

albshowbizzz.com