Victoria Beckham ndalon përdorimin e lëkurës së kafshëve në koleksionin e saj
Victoria Beckham është stilistja e fundit e profilit të lartë që ka ndaluar përdorimin e lëkurës së kafshëve në veshjet e saj.
Veprimi i Beckham është mirëpritur nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.
Victoria ndoqi gjurmët e markave të mëdha përfshirë Chanel dhe Vivienne Westwood.
Linja e Beckham nuk kanë përdorur kurrë gëzofin e kafshëve, por premtimi i saj i fundit nënkupton se veshjet dhe aksesorët e tjerë të bërë nga lëkura e aligatorëve, gjarpërinjve dhe lëkura e hardhucave do ndërpritet që nga vjeshta e viti 2019.
“Victoria Beckham nuk do përdorë kurrë lëkurë të kafshëve ekzotike në koleksionin AW19. Kjo markë kurrë nuk ka përdorur gëzofin e kafshëve në koleksionet e veshjeve dhe aksesorëve,”-tha marka e Beckham në një intervistë për WWD.
Vendimi u përshëndet nga grupi i të drejtave të kafshëve PETA, që ka bërë fushatë kundër përdorimit të lëkurës së gjarpërinjve në industrinë e modës.