Video/ Kaloi në 1/16-at e FIBA-s, reperi kosovar dedikim ekipit të Prishtinës: Ditë që nuk do harrohet!

  

Sigal Prishtina shkruajti historinë mbrëmjen e djeshme, ku siguroi një biletë për në raundin e 1/16-ave të Kupës së Europës të FIBA-s. Skuadra kampione e Superligës së Basketbollit në Kosovë mposhti 82-78 turqit e Pinar Karsiyakas.

Një fitore që është festuar deri në orët e para të mëngjesit në kryeqytetin kosovar.Pjesë e kësaj feste ka qënë edhe reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, zëvendës kryetar i ekipit.

Në një status në “Instagram”, Vula ndau me ndjekësit e tij emocionet e kësaj ngjarjeje, teksa i uroi suksese ekipit të tij të zemrës.

 “Historia u bë. U kualifikuam. Lojë e fuqishme, plot emocione dhe dashuri për këtë fushë, për fushën e Prishtinës. Krenar jam me ekipin për lojën që tregoi me krejt zemër në parket. Një meritë e veçantë për lojtarin e gjashtë në fushë, publikun/plisat për atmosferën. Një prej atyre ditëve që nuk harrohen. Faleminderit PrishtinaBC “, ka shkruar Ledri në “Instagram”.

  
  
  

  
  

 History Made. U kualifikuuuum. Loje e fuqishme, plot emocione dhe dashni per kete fushe, per fushen e Prishtines. Urime @prishtinabc. Krenar jam me ekipin per lojen qe tregoi me krejt zemer ne parket. Ni merite e vecant per lojtarin e 6 ne fushe – PUBLIKUN / PLISAT per atmosferen. Nje prej atyre diteve qe nuk harrohen. Faleminderit PrishtinaBC