Videoklipi me skena ‘hot’, nuk do ta besoni çka i bëri babai i saj Bebe Rexhës
Kënga “Last Hurrah” është publikuar më 21 shkurt .
Ditë më parë artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha publikoi këngën “Last Hurrah” të shoqëruar me videoklip, i cili përmbante skena të nxehta dhe provokative.
Kënga mori vëmendje të madhe të publikut, mirëpo i kënaqur me videoklipin e kësaj kënge nuk ishte babai i Bebes, i cili i ishte hidhëruar pasi që kishte parë videoklipin. Këtë e kishte bërë të ditur vetë artistja shqiptare përmes një postimi në rrjetin social, Tëitter, shkruan rtv21.tv
Tanimë tri ditë pas dhënies së kësaj deklarate, Bebe ka zbuluar edhe mesazhin që babai ia ka dërguar asaj.
“Bënë mirë nëse ndalesh duke publikuar pornografi sepse më bënë të ndjehem keq nuk mund ta pranojë këtë më. Ndjehem i turpëruar të dal në publik, jam shumë i dëshpëruar nuk mund ta besoj”, thuhet në mesazhin që babai i Bebes i ka dërguar asaj.
Artistja shqiptare këtë mesazh e ka publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 7.5 milionë ndjekës, duke ia bashkangjitur mbishkrimin “Babai më urren”.
Bebe Rexha ditë më parë gjithashtu kishte treguar se çfarë mesazhi bart klipi i “Last Hurrah”. Sipas saj, klipi tenton t’iu tregojë njerëzve që të mos gjykojnë dikë vetëm pse mëkatojnë ndryshe nga ta.
Bebe në klipin e këngës luan rolin e një engjëlli të rebeluar, e cila feston e vallëzon derisa humb kontrollin .
Për videoklipin është përkujdesur regjisori i njohur, Joseph Kahn, ndërsa producente është Tara Ravazi.
Kënga “Last Hurrah” është publikuar më 21 shkurt dhe deri më tani numëron mbi 3 milionë klikime në kanalin Youtube