WOW, URIME! Almeda Abazi feston sot ditëlindjen, partneri i saj turk Tolgahan e uron në SHQIP! [FOTO]
Almeda Abazi feston sot ditëlindjen e saj të 27-të dhe e themi me plot bindje se është një ndër më të veçantat për të, pasi është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Modelja shqiptare ka ndarë në Instagram urimet që ka marrë nga miqtë, por sigurisht vëmendja shkon tek urimi i bashkëshortit të saj turk, Tolgahan.
Fillimisht aktori e ka uruar në turqisht. “Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesën tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde”, ndërsa në fund Tolga ka shkruar me shkronja të mëdha në shqip “Të dua shumë”.
Gëzuar Ditëlindjen Almeda!
albshowbizzz.com