Xhemi Shehu paska një pozitë të re në televizion që se kemi ditur!
Xhemi Shehu është një ndër figurat ikonë të
Top Channel.
Nisi në ‘Fiks Fare’ në moshë fare të re për të
vazhduar më pas në një rrugëtim të pandalshëm duke moderuar emisione të
ndryshme.
Për disa sezone rresht, ajo është stoike në ‘Portokalli’
si prezantuese krah Salsano Rrapit.
Por, Xhemi Shehu paska marrë një përgjegjësi të
re të cilën se kemi ditur!
Asaj i është besuar pozita e producentes
ekzekutive të programit ‘E diell’ i cili nisi sot me autor Ed Manushin.
Për të gjithë ata që kanë aluduar për
promovimin e vazhdueshëm të ‘E diell’ nga ana e Xhemit përkundër faktit që nuk
ishte lakuar në emrat e moderatorëve, kjo është arsyeja e punës dhe vëmendjes në
programin e rikthyer. /Prive.al
albshowbizzz.com