Xhensila me thënie motivuese: Jeta është një dhuratë, zgjohuni çdo ditë dhe merreni atë

  
  

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret që ka pasur një numër të madh të sukseseve.

Këngëtarja gjatë vitit të kaluar ka sjell disa këngë të reja që janë shndërruar në hite si dhe ka mbajtur disa koncerte.

Bukuroshja gjithashtu është bërë nënë për herë të parë në jetë duke sjell një vajzë të pagëzuar me emrin Ajka.

Ajo është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe, video, mesazhe të ndryshme kuptimplote.

“Jeta është një dhuratë. Zgjohuni çdo ditë dhe e kuptoni”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se pas disa vitesh romance me aktorin dhe këngëtarin Besi Kallaku, zeshkania kishte kurorëzuar lidhjen me martesë.

Ndryshe, Myrtezaj është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/