Xhensila Myrtezaj jashtë shtetit për të xhiruar videoklipin e ri
Ka kohë
që Xhensila Myrtezaj nuk solli projekte të reja muzikore, kjo për faktin se u bë
nënë dhe iu përkushtua vajzës e cila erdhi në jetë vitin e kaluar.
Mirëpo,
këngëtarja tashmë po rikthehet dhe ka gati disa këngë.
Ajo është
bashkuar me Pirro Çakon për një projekt të cilin e pati cilësuar si më të mirin
ndonjëherë gjatë karrierës së saj, në një intervistë së fundmi.
Përveç këtij
projekti, Xhensila do të sjellë duet edhe me Ermal Fejzullahun, dhe për këtë
raportoi Prive javën e kaluar.
Artistja
ka udhëtuar në Venice të Italisë për të xhiruar klipin e ri dhe me vete ka marrë
edhe stilistin më të njohur të flokëve në shqiptari, Kaci Lleshin.
Nuk ka
akoma datë të caktuar për publikimin e projekteve të reja mirëpo ‘ikja’ e saj jashtë
dhe fillimi i xhirimeve, lënë të kuptohet së në mars do të kemi të reja nga këngëtarja./Prive.al
albshowbizzz.com