Xhensila thotë se ka një sekret
Xhensila Myrtezaj ka gati këngën e re Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ka zbuluar që ka gati projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Sekreti im”, videoklipi i të cilës është duke u xhiruar në Venecia të Italisë, shkruan rtv21.tv.
Artistja për këtë projekt ka bashkuar forcat me kantautorin e njohur shqiptar, Pirro Çakon, bashkëpunim këtë të cilin e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1.2 milion ndjekës.
“ @pirrocako #SekretiIm”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e fotos së publikuar, duke lënë të nënkuptohet që kjo këngë së shpejti do të publikohet. Pavarësisht se iu rikthye koncerteve vetëm 3 muaj pas lindjes, ky është projekti i parë muzikor i Xhensilës që mbetet të shihet se me çka do t’i befasojë artistja publikun shqiptar. Projekti i fundit muzikor i këngëtares është “Cika cika” në bashkëpunim me Ardian Bujupin. Kënga është publikuar në muajin qershor të 2018-së dhe që deri më tani numëron mbi 75 milionë klikime në kanalin Youtube.
albshowbizzz.com