Yll Limani përlot me këtë deklaratë: Nënën e gjej duke qarë…

Yll Limani është emër shumë i dashur për publikun, i cili ka fituar zemrën e fansave.
Yll Limani ishte i ftuar sonte në një intervistë për “Xing”, ku tregoi të pathëna rreth tij, shkruan lajmi.net.
Me zërin e tij ai ka prekur shumë persona, por në këtë intervistë këngëtari tregoi se edhe nëna e tij përlotet kur e dëgjon teksa këndon.
“Sapo futem në shkallë dhe filloj të këndoj, nënën e gjej duke qarë. Ndonjëherë e bëj qëllimisht, me u çliru prej streseve të ditës”, tha Ylli.
Madje, këngëtari tregoi se e ka filmuar nënën e tij duke qarë teksa ai po këndonte.
albshowbizzz.com