Zhade na prezanton fëmijët e saj binjakë, vëmendje merr veshja e tyre
Publiku gjatë do ta kujtojë serilain, Kloni.
Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar që pas vitit 2001 kur nisi të transmetohej seriali “O Clone”.
Giovanna Antonelli ose Zhade siç e njeh publiku shqiptar në vendin e saj njihet per shumë role dhe angazhime televizive të tjera.
Giovanna është vajza e një këngëtari opere, Hilton Prado dhe një balerine italiane, Suely Antonelli.
E rritur në një mjedis si ky, ajo ka qenë që herët e përfshirë në aktivitete artistike ku edhe u dallua talenti i saj. Giovanna është nënë e tre fëmijëve, një djali, me aktorin që interpreton Lucas-in në filmin Kloni dhe dy vajzave binjake, Antonia dhe Sophia me bashkëshortin e saj, Leonardo Nogueira.
Historia me Murilo Benicio-n zgjati rreth pesë vjet. Ajo e deklaroi në një konferencë për shtyp që priste një fëmijë me partnerin e saj dhe djali, Pietro, lindi në vitin 2005.
Dy vjet më vonë çifti do të ndahej, ndërsa kujtojmë që në vitin 1997 Antonelli ishte martuar me publicistin Ricardo Medina që e njihte që kur ishte gjimnaziste, por kjo martesë do të përfundonte në divorc katër vjet më vonë.
Aktualisht, Giovanna është e martuar me Leonardon dhe në vitin 2010 u bënë prindër të dy binjakeve, Antonia dhe Sophia.
Ndryshe nga djali, vajzat kanë të njëjtat ngjyra dhe tipare latine si e ëma, me të cilat ajo bëri jo vetëm Lucas-in, por gjithë botën të dashurohej pas saj!
albshowbizzz.com