8 MARSI: Gratë kosovare marshuan në PRISHTINË – s’ka festë deri në të drejta të barabarta

 

Aktiviste e aktivistë të
kolektivit “Marshojmë s’festojmë”, sot kanë organizuar marshin protestues në
Prishtinë.

“Në 8 Mars Ditën Ndërkombëtare të
Grave, të revoltuara/revoltuar dhe në solidaritet me të gjithë ato/ata që
protestojnë sot në botë, ne MARShojmë S’Festojmë – për të drejta ekonomike dhe
shoqërore, si parakusht për një qytetari të njëmendët”.

  

“Duam punësim pa shfrytëzim,
barazi, liri dhe drejtësi shoqërore. Kërkojmë punësim me pagë që na mundëson
jetë me dinjitet. Duam sigurim shëndetësor, siguri në punë, dhe punë pa
diskriminim për të gjitha/ë pa dallim etnie, religjioni, moshe, shkollimi,
orientimi seksual, identiteti gjinor dhe aftësisë”.

“MARShojmë S’Festojmë për barazi
në punësim, përfaqësim politik, dhe në familje. Pabarazia në punë dhe në
relacion me punën ndikon më së shumti tek grupet e margjinalizuara. Prandaj, ne
protestojmë kundër seksizimit, homofobisë, transfobisë dhe racizimit”.

Organizatorët e këtij marshi kanë
protestuar kundër dhunës gjinore dhe ngacmimeve seksuale ndaj vajzave dhe
grave.

“Kolektivi feminist qytetar
‘MARShojmë S’festojmë’ bën thirrje shoqërisë për t’u mobilizuar kundër
pabarazive dhe shfrytëzimit në punë, në sferën publike dhe private; bënë
thirrje institucioneve të kenë qasje proaktive për të adresuar çështjet e
punësisë, varfërisë, dhe pabarazisë gjinore në punë dhe nё shtëpi, me theks te
gratë”.

“Kolektivi feminist qytetar
‘MARShojmë S’festojmë’ është iniciativë qytetare që synon të jetë zёri për të
shtypurat/it në shoqëri. Përbëhet nga qytetare/ë, aktiviste/ë për të drejtat e
grave, grupe sindikaliste dhe të punëtorëve, akademike/ë, artiste/ë media dhe
OJQ tё ndryshme”.

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com