“A ban me fol”, Tayna me projekt për një kauzë të rëndësishme sociale

  

Këngëtarja Tayna ka vendosur të bëjë një gjest mjaft të mirë për Besim Hajren, një prej djemve që u bë viral në rrjete sociale dhe u bë pre e bullizmit.

Kudo qarkullojnë video të shoqëruara me titullin “A ban me fol”, gjë të cilën Tayna do ta përdorë në këngë por do i sjellë një tjetër kuptim.

“Unë takova Besim Hajren, njërin prej djemve të videos „A bon me fol“. Besimi ishte njëri ndër njerëzit më të sjellshem dhe të dashur që kam takuar. Ai m‘tregoi për talljet qe ju kishin ndodhur sic i dimë të gjithe dhe historia nuk ishte aspak e këndshme. Më vjen shumë keq për ato që dëgjova dhe besoj që edhe juve.

Për të bërë një ndryshim, unë vendosa të përdor fjalën e lartpërmendur në këngë dhe ta shndërrojmë atë në dicka të këndshme që kjo histori të merr një kahje tjetër. Besimi tha se ishte i pajtimit, po ashtu edhe për Ilirin tha se pranonte. Kënga vjen së shpejti dhe është më ndryshe se ajo që ju vec e keni dëgjuar”, shkruajti ajo në Instagram ku shfaqej ngjitur me Besimin në studio.