A do puthen Ermali dhe Elvana në film?! Ami shuan kuriozitetin e të gjithëve: Nuk e shoh përditë që…
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi kanë lajmëruar për projektin filmik të cilin do ta publikojnë së fundmi dhe janë protagonistët kryesorë të tij.
Por a do ketë puthje mes dy personazheve të njohur publikë?
Këtë pyetje i kanë shtruar bashkëshortes së Ermal Mamaqit në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” dhe ajo është përgjigjur me një fjali të vetme: “Jo çfarë ndodh në ekran është ashtu siç duket!”
Më pas u pyet nëse do të ndihet apo jo komode “kur dy shokët e mirë (Ermali dhe Elvana) të puthen.”
“Tani, nuk është se e shikoj përditë burrin të puthet me gra të tjera, por e kuptoj profesionin e tij”, tha bukuroshja duke buzëqeshur.
albshowbizzz.com