“A don hala”, Tuna dhe Ylli Limani i këndojnë dashurisë për interes
Më në fund doli bashkëpunimi i Tunës me Yll Limanin. Këngëtarja ka filluar ti publikojë në Youtube projektet e saj muzikore nga albumi i ri “Fortuna”.
“A don hala” titullohet balada e tyre që është një dedikim për ndjenjën e dashurisë, por pa harruar pak interesin. Që kur Ylli nxorri një pjesë të këngës, të gjithë fansat prisnin me padurim të publikohej e plotë.
Pritet që të jetë një sukses i madh për artistët pasi Tuna e quan si duet të lehtë që do të lërë shenjë tek të gjithë.