“A e man n’men ditën kur më le?”, Dafina Zeqiri nis pranverën me këngë për ish-in

  

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “A e man n’men” që duket se ia dedikon ish-partnerit të saj.

Në tekstin e punuar nga tre artistë thuhet se “ai” ishte gabimi i jetës dhe nuk dëshiron ta shohë sërish pasi po jeton e lumtur.

Në këtë klip muzikor mbizotëron ngjyra e kuqe që simbolizon dashurinë dhe lulet që tregojnë se po vjen pranvera.

Ndër të tjera, Duffy nuk ka hezituar që të tregojë linjat e saj të përsosura në disa skena nudo në natyrë, e mbuluar me petale trëndafilash.