Acarohet keq ish-seks simboli, quan francezët “të degjeneruar”! Mund të përballet me burg
Ylli i filmave, Brigitte Bardot po përballet me ndjekje penale për nxitje të urrejtjes racore pasi e quajti “të degjeneruar” popullin francez nga Reunion Island.
84-vjecarja tha se ishte e zemëruar që shumë prej atyre që jetonin në territorin e huaj në Oqeanin Indian ishin të egër ndaj kafshëve.
“Vendasit kanë ruajtur instiktet e tyre të egra,” shkroi Miss Bardot në një letër të hapur drejtuar guvernatorëve lokalë në ishull, që ka një popullsi prej pothuajse një milion.
Ajo ishte veçanërisht e zemëruar me indianët për sakrifikimin e dhive, dhe tha se ata në “ishujt e demonizuar” ishin gjithashtu mizorë ndaj maceve dhe qenve.
Ish-seks simboli theksoi se gjatë një festivali, indianët prisnin dhitë dhe i hidhnin në det për peshkaqenët.