Aksidenti në Gjilan tronditi vendin, Halil Kastrati bën gjestin e madh

Halil Kastrati është humanisti më i njohur shqiptar që ka ndihmuar shumë familje shqiptare me vështirësi ekonomike.

Shoqata e tij ‘Jetimët e Ballkanit’ është një prej organizatave humanitare shqiptare më të suksesshmet deri më tash, shkruan ORAinfo.

Halili tashmë është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Sot në Gjilan ndodhi një aksident i cili la pa shenja jete një person dhe 20 të tjerë të lënduar.

E për këtë rast Halil Kastrati ka bërë një postim, duke u lutur për personin që humbi jetën dhe për ata që janë lënduar.

” O Zot, meshiroje te vdekurin dhe sheroj te lenduarit ne aksidentin e ndodhur sot ne Gjilan”- ka shkruar Kastrati./ORAinfo/