Aktori i ‘Godfather’ tregon se kush e vrau Marilyn Monroe-n
Aktori i trilogjisë së famshme ‘Godfather’, Gianni Russo, pretendon se kishte një lidhje me ikonën e Hollivudit, Marilyn Monroe, kur ishte vetëm 16 vjeç dhe i di rrethanat e vdekjes së saj.
Russo, i cili luan rolin e Carlo Rizzi-t në filmin ‘The Godfather’, thotë se Monroe nuk vdiq nga mbidoza, siç e shpalli autopsia. Ai pohon se ajo u vra nga dikush, transmeton lajmi.net.
75-vjeçari thotë se ajo u vra nga askush tjetër përveç Robert Kennedy, i cili orkestroi vdekjen e saj, sepse ai nuk donte lajme për përfshirjen e tij dhe John F. Kennedy në orkestrim të vrasjes.
“Duhej të ishte Bobby. Askush tjetër nuk do ta vriste. Turma nuk do ta kishte bërë. Ata e pëlqyen atë. Ajo ishte vajza e dëfrimeve.”, tha Russo për të përditshmen New York Post.
Russo pretendon se ka pasur një marrëdhënie të mirë me Monroe për vite, duke filluar që kur ishte 16 vjeç, ndërsa aktorja kishte 33.
Duke folur për marrëdhëniet e tyre ai tha: ‘Marilyn ishte e dashur e mirë. Ajo vetëm donte të të kënaqte”. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com