Aktorja e “Game of Thrones” do t’i nënshtrohet operacionit

  

Një lajm jo i mirë për fansat e serialit të famshëm “Game of Thrones”. Protagonistja e këtij seriali, Emilia Clarke duhet t’i nënshtrohet një operacioni në kokë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktorja e famshme.

Emilia Clarke, në një shkrim për ‘The New Yorker’, thotë se vuajti dy herë nga gjakderdhja në tru. Ajo iu nënshtrua operacioneve dy herë dhe tashmë gjendja e saj është e stabilizuar. Sulmin e parë në tru e kishte pësuar në vitin 2011. Mjekët e diagnostikuan me hemorragji, sëmundje nga e cila 1/3 e të prekurve humbasin jetën.

Pas operacionit, për disa ditë aktorja nuk mund të fliste dhe i druhej faktit se karriera e saj kishte marrë fund. Ajo iu rikthye normalitetit në xhirimet e sezonit të dytë të “Game of Thrones”. “Isha shumë e zymtë, aq e dobët sa mendova se do të vdisja”, thotë ajo.

Në vitin 2013 pësoi një tjetër hemorragji në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrje të dytë. Kësaj radhe, kirurgjia ishte shumë më e ndërlikuar, pasi kafka e saj duhej të hapej.

Në intervistën e saj për “The New Yorker” ku flet për herë të parë për sëmundjen, thotë se aktualisht është 100% në formë dhe madje ka ndihmuar në hapjen e një organizate bamirëse që mbështet njerëzit e prekur nga sëmundjet apo goditjet në tru.

Aktorja britanike Emilia Clarke luan rolin e Daenerys Targaryen në serialin “Game of Thrones”. /tvklan.al

  

albshowbizzz.com