Aktorja e njohur gjendet pa shenja jete në apartmentin e saj

 
 Aktorja e njohur është gjetur pa shenja jete dhe kjo i tronditi fansat e saj. 

  

 

 

Aktorja amerikane, Lisa Sheridan, është gjetur e vdekur në apartmentin e saj në New York, transmeton lajmi.net.

Lajmin e trishtë e ka ndarë menaxheri i aktores 44-vjeçare, i cili ka pohuar se ngjarja ka ndodhur të hënën.

“Të gjithë e donim dhe jemi të dëshpëruar nga humbja e saj. Po presim zbardhjen e raportit mjeko-ligjor”, ishin ndër të tjera fjalët e tij pas një dalje publike.

Shkaku i vdekjes akoma nuk është bërë i ditur, mirë sipas “People” policia aktualisht po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Lisa Sheridan njihej për publikun për rolet e suksesshme që ka pasur në shumë filma, ndër ta: “CSI”, “Las Vegas”, “The Mentalist”./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com