Akuza për tradhti ndaj partnerit të Jennifer Lopez, vjen reagimi që zbulon të vërtetën
Këngëtarja Jennifer Lopez i tha “Po” propozimit për martesë nga Alex Rodriguez me 9 mars.
Vetëm një ditë pasi dhanë lajmin e bukur, sportisti u përball me akuza tradhtie. Ish-shoku i skuadrës së tij, Jose Canseco e akuzoi se ka tradhtuar me ish-gruan, Jessica Canseco.
Vetë Jessica ka reaguar me anë të një postimi në Twitter ku i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet.
“Jose po bën akuza false. Unë e njoh Alex prej shumë vitesh dhe nuk e kam parë për të paktën 5 vite. Sigurisht që nuk kam fjetur me të”, tha ajo duke sqaruar se i ka marrëdhëniet e mira me ciftin Rodriguez-Lopez.
Nuk munguan edhe disa fjalë për ish-bashkëshortin. “Sa për Jose, ai mund të vazhdojë të luajë me miqtë e tij alienë”, përfundoi Jessica.