Al Bano do të hedhë në gjyq Ukraninën: Më hiqni nga ‘lista e zezë’
Këngëtari i njohur Italian Al Bano do të çojë Ukraninën përballë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Artisti i Cellino San Marco kërcënon se do i drejtohet Strasburgut dhe fton ministrin e jashtëm italian të ndërhyjë menjëherë, me anë të rrugëve diplomatike, përmes ambasadorit ukrainas, për të hequr emrin e tij menjëherë nga ‘lista e zezë’.
Al Bano madje ka ndërmend të kërkohjë edhe dëmshpërblim nga shetit Ukrainas.
Shuma e dëmshpërblimit të supozuar do shkojnë për bamirësi tek një Shoqatë ukrainase.
“Nuk do të ndalim: do shkojmë deri në Strasburg sepse kjo mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm”, komentoi Cristiano Magaletti, avokat i artistit.
“ Al Bano është qytetar i botës dhe mik i të gjithëve, duhet të jetë i lirë të shkojë në Ukrainë. I kërkojmë qeverisë sonë të ndërhyjë menjëherë sepse kanë sulmuar padrejtësisht simbolin e këngës italiane.
Kam një apel edhe për mediat: Kjo ndodhi nuk duhet të trajtuar në mënyrë sipërfaqësore dhe ironike, por me zemërim për atë që po pëson një padrejtësi të madhe.