Albumi i ri i Tunës e çon artisten në një tjetër nivel

 
 Para pak ditëve, Tuna Sejdiu publikoi albumin e ri në kanalin, YouTube. 

  

 

 

Këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdiu ka publikuar projektet e albumit “Fortuna”, në kanalin e Onima në YouTube, shkruan lajmi.net.

Me tu publikuar këto shtatë këngë të Tunës në mesin e të cilave janë edhe dy bashkëpunime u pëlqyen mjaft shumë nga publiku dhe fansat e saj.

E kjo dëshmohet edhe me klikimet që ka mbledhur për vetëm tri ditë, që nëse ia hidhni një sy kanalit të saj do shihni se numëron mbi pesë milionë shikime.

Përkushtimi dhe puna që ka bërë artistja gjatë kësaj kohe nuk kishte si të vlerësohej ndryshe nga admiruesit e muzikës së saj.

“Tani m’ke zemër”, “A don hala” me Ylli Limanin, “Plagë”, “Krejt mu kanë përzi”, “Harrova”, në duet me Armend Regjepagiqin, “Dreqi e Marrtë” dhe “Nëse vdes e re”, janë projektet e suksesshme të këngëtares 34 vjeçare.

Për albumin e ri, Altuna u shpreh se është kurë për zemrën e secilit që dashuroi… së paku një herë. /Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com