Amal dhe George Clooney dorë për dore, më të dashuruar se kurrë

  

Vetëm para pak javësh, Amal dhe George Clooney dukej se ishin një hap larg lamtumirës.

Por, ja tek janë, dorë për dorë, më të dashuruar se kurrë, në një event bamirësie në Edimburgo.

Shumë të bukur dhe shumë elegant, dy vipat botërorë, nuk kursyen buzëqeshjet për bublikun dhe vështrimet e ngrohta për njëri-tjetrin….duke i dhënë një përgjigje të qartë të gjithë atyre që aluduan për një ndarje të mundshme.

Dukeshin të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin në eventin “People’s Postcode Lottery Charity Gala” Amal dhe George rikonfirmohen kështu si një ndër çiftet më të bukur të show-biz-it.

Turma u emocionua tek i pa së bashku në tapetin e kuq dhe dyshja ndaloi për të përshëndetur fansat.

Amal duke e mrekullueshme me një kompelt-pantallon blu, me jakën asimetrike ‘ultra chic’.

George nuk ishte më pak tërheqës: joshës si gjithmonë dhe elegant edhe pa kravatë.