Amber Heard i përgjigjet padisë 50 milionë dollarëshe të ish-bashkëshortit

 
 Amber Heard ka reaguar pasi Johnny Depp e paditi për shpifje. 

  

 

 

Amber Heard ka ardhur me reagim pas padisë së ish -bashkëshortit, Johnny Depp, transmeton lajmi.net.

Depp e paditi ish-gruan për shpifje dhe si  dëshpërblim i kërkoi 50 milionë dollarë dhe pas kësaj Amber ka vendosur të mos heshtë. Ajo e akuzoi yllin e Pirateve të Karaibeve për dhunë në familje.

Duke folur nëpërmjet avokatit të saj, aktorja 32-vjeçare, e cila mbërriti në Londër të premten, tha se Depp nuk ishte në gjendje të pranonte të vërtetën e më pas erdhi edhe reagimi i avokatit të saj.

“Ky veprim i frikshëm është përpjekja e fundit e Johnny Depp për ti mbyllur gojën Amber Heard. Por ajo nuk do heshtë. Depp nuk është në gjendje të pranojë të vërtetën e sjelljes së tij të vazhdueshme abuzive. Ne do e hedhim poshtë këtë padi të pabazë dhe do i japim fund ngacmimeve të Depp ndaj klientes sime”, ishte reagimi i avokatit të Heard./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com