Amber Heard ‘i përgjigjet’ padisë 50 milionë dollarëshe të Johnny Depp
Amber Heard ka paralajmëruar se “nuk do heshtë” pasi ish-bashkëshorti Johnny Depp ngriti një padi 50 milionë dollarëshe kundër saj për shpifje.
Aktorja e akuzoi yllin e Pirateve të Karaibeve për dhunë në familje.
Duke folur nëpërmjet avokatit të saj, aktorja 32-vjeçare, e cila mbërriti në Londër të premten, tha se Depp nuk ishte në gjendje të pranonte të vërtetën.
Avokati i saj, Eric M. George tha për People: “Ky veprim i frikshëm është përpjekja e fundit e Johnny Depp për ti mbyllur gojën Amber Heard. Por ajo nuk do heshtë.”
Ndërsa shtoi se: “Depp nuk është në gjendje të pranojë të vërtetën e sjelljes së tij të vazhdueshme abuzive. Ne do e hedhim poshtë këtë padi të pabazë dhe do i japim fund ngacmimeve të Depp ndaj klientes sime.”
Aktori hodhi në gjyq ish-gruan për shpifje duke kërkuar 50 milionë dollarë pasi Heard pretendoi se ai e kishte kërcënuar me vdekje dhe humbi punën pasi e akuzoi për abuzim në familje.