Debatet më të mëdha mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt vazhdojnë të bëhen për fëmijët. Prej muajsh aktorja është në kërkim të kolegjit të përshtatshëm për djalin e madh, Maddox, 17 vjeç.
Por duket se vendimet poi merr të gjitha Angelina, pa u konsultuar me babain e fëmijëve.
“Brad është shumë krenar për Maddox dhe do t’i pëlqente të merrte pjesë në zgjedhjen e kolegjit të duhur për të, por atë nuk e përfshinë në plan. Nuk ishte zgjedhje e Brad. Ai do të dëshironte shumë të ishte i përfshirë, por Angelina ka qenë shumë e qartë duke marrë çdo gjë vetë përsipër. Është shumë e rëndë për Pitt të ndihet kaq i përjashtuar”, tha një burim pranë aktorit për “Hollywoodlife”.
