Anglia heq statujën e Michael Jackson pas akuzave për abuzim

 
 Pas publikimit të dokumentarit tronditës, shtati anglez ka hequr statujën e Michael Jackson. 

  

 

 

Një statujë e Michael Jackson është hequr nga Muzeu Kombëtar i Futbollit në Mançester, transmeton lajmi.net.

Shteti anglez ka hequr statujën e Michael Jackon pas publikimit të dokumentarit tronditës që tregon mbi abuzimet seksuale të yllit të muzikës ndaj dy të miturve.

Muzeu i futbollit në Mançester, Angli, ka shfaqur statujë që nga viti 2014, por e ka hequr atë nga shfaqja këtë javë.

Ditë më parë  pas publikimit të dokumentarit, BBC ka ndaluar transmetimin e këngëve të Jackson në radio.

“Ne e vlerësojmë çdo pjesë të muzikës së tij dhe i njohim meritat, por vendimet për atë që transmetojmë në rrjete të ndryshme gjithmonë bëhen duke pasur parasysh kontekstin dhe audiencat në mendje”, u shpreh më herët BBC./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com