Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj përfliten për një lidhje dhe ky koment i vëllait të regjisorit sapo i shtoi më shumë këto zëra[FOTO]

 

Arbana Osmani prej kohësh po përflitet për jetën e saj sentimentale në shtypin rozë.

Mediat aludojnë për një romancë midis saj dhe regjisorit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj.

Ata nisen nga fakti se dyshja shpeshherë është parë të komentojnë nëpër fotografitë e njëri-tjetrit, të shpërndajnë foto së bashku, por edhe të udhëtojnë në vende të ndryshme. Të dhëna të mjaftueshme në botën e sotme dixhitale, për të nisur dyshimet midis dy personave, por prej tyre nuk ka pasur asnjë konfirmim të deklaratave të përfolura.

Tashmë, është vëllai i regjisorit, Ylli Grishaj, ai i cili ka komentuar në foton e fundit të Arbanës: “Mirëmëngjes dhe një emoji në zemër të kuqe”, i cili ka shtuar akoma më shumë zërat.

Ylli e ka shprehur edhe herë të tjera vlerësimin për moderatoren, duke shijuar një darkë në prani të saj, bashkëshortes dhe vëllait të itj.

Ai e ka cilësuar atë si “Prezantuesja më e mirë në televizionin shqiptar”. Ylli mund të jetë një mik i mirë dhe fans i Arbanës përtej thashethemeve midis saj dhe vëllait të tij, por zërat nuk mund të shmangen.

auto_Screenshot_271552920060.jpg

auto_Capture-2-e15529180066271552920066.jpg

 

albshowbizzz.com