Arbana Osmani flet vetë më në fund mbi gjithçka që u aludua

 

Emri i Arbana Osmanit ka javë prej kur është kryetemë në portale.

U nis së pari me raportimet për ndarjen nga bashkëshorti e më pas, u vazhdua me shkrimet për lidhjen e re të supozuar me regjisorin e programit, Eduart Grishaj.

  

E këtë javë, Arbana mbushi sërish ballinat me një tjetër raportim.

U tha se prezantuesja dhe autorja e ‘Dua të të bëj të lumtur’ u largua nga Top Channel teksa arsyet u shndërruan në një dramë në vete.

Nga përplasja me Drejtorin Blushi tek problemet financiare, ato të lidhura me Renato Mekollin e së fundmi edhe mbi një postim përkrahës për të dashurin regjisor, pothuajse nuk ngeli gjë pa u aluduar tek arsyet e ‘largimit’.

E më në fund, ka reaguar vetë Arbana.

Siç vepron rëndom çdo javë, ajo ka paralajmëruar shikuesit për takimin e rradhës shoqëruar me një thumb tek pjesa e falenderimeve. Përpos falenderimeve për grimeren e frizeren, Arbana ka rezervuar një koment edhe për portalet ‘për shfrenimin e fantazisë në lajme nga më të pabesueshmet por që gjithsesi, shumë argëtuese’.

Shumë zhurmë për asgjë, sërish! /Prive.al

 
 
  
 
  
  
 
 
  
  
 
  View this post on Instagram 
 
  
 
 
  
  
  
 
 
  
  
 
 
  
  
  
 
 

Shihemi sonte ne oren 21.00 me te tjera histori te jashtezakonshme ne Top Channel❤️ Faleminderit @valentinamaloku_ per grimin, @jetmira_dushi_official per floket dhe te gjitha portaleve per shfrenimin e fantazise ne lajme nga me te pabesueshmet, por qe gjithsesi shume argetuese? Nje perqafim per te gjithe❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

 

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com