Aretha Franklin i zhduket çeku 178.000 dollarësh para vdekjes
Autoritetet në Detroit po hetojnë nëse dikush mashtroi këngëtaren Aretha Franklin duke i marrë një çek prej 178.000 mijë dollarë para vdekjes së saj në gusht të vitit të kaluar.
Ajo paraqiti i një ankesë në polici në qershor për një çek të zhdukur. Por vdiq disa javë më vonë nga kanceri pankreatik në moshën 76 vjeçare.
Kryeprokurori i qarkut Oakland County, Paul Walton tha se vdekja e Franklin ndikoi tek hetimet.
Ai tha se ishte “e vështirë për të përcaktuar” nëse këngëtarja i dhuroi ndonjë kujt çekun dhe shtoi se policia ka biseduar me personin që ka tërhequr paratë, por nuk ka pranuar të jep më tepër detaje.