Ariana Grande emocionin me dedikimin për ish të dashurin e ndjerë
Ariana Grande ka nisur turneun e saj botëror “Sweetner” dhe ajo ka zgjedhur që të rikujtojë ish-të dashurin e saj, i cili ka ndërruar jetë në shtator të 2018-ës.
Grande e ka përjetuar shumë ndarjen nga jeta të Mac Miller, ndaj s`mund të mos e përkujtonte atë. Këngëtarja luajti disa nga këngët e reperit kur i gjithë publiku po priste atë që të performonte në skenë.
Ky gjest i saj ka pasur shumë reagime edhe në rrjete sociale, duke emocionuar fansat e saj por edhe të reperit që tani nuk jeton më.
“Ariana Grande ka vendosur këngët e Mac Miller pak përpara këngës së saj të parë në turneun ‘Sweetener’ dhe zemra ime nuk mundet ta përballojë. Kaq shumë lot!”- shkruan një komentues.
albshowbizzz.com