Ariana Grande rikthehet me ish të dashurin Graham Phillips
Ariana Grande deklaroi se dëshiron të mbetet single për disa kohë. Por është edhe një prej femrave që mund të mbajë miqësi me ish të dashurit e saj.
Këngëtarja është parë në shoqërinë e ish të dashurit të saj Big Sean muajin e kaluar në Los Anxhelos. Ata u fotografuan së bashku në makinën e Big Sean jashtë një studio regjistrimi.
Dhe tani Grande është fotografuar me Graham Phillip në New York.
Këngëtarja dhe Graham ishin në një lidhje nga viti 2008 deri në vitin 2011. Ata u panë duke shkuar për të ngrënë darkë në një restorant. P
or bëhet fjalë vetëm për një darkë apo diçka më shumë? Vlen të thuhet se të dy i kanë mbajtur kontaktet me njëri-tjetrin edhe pas 8 vitesh ndarje.