Askujt nuk ia mori mendja! Linda Halimi tregon faktin qesharak nga klipi me bjonden seksi

  

Këngëtarja Linda Halimi ka përjetuar ndjenjën e bukur e të qenit nënë. Ajo njoftoi mbrëmë se ka sjellë në jetë një vogëlushe, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.

Askush nuk e dinte se Linda ishte shtatzënë, prandaj lindja ishte një surprizë për të gjithë. Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar një fakt qesharak nga klipi muzikor “Murda” ku shfaqet duke u prekur dhe puthur me një modele bjonde.

“Fakt qesharak: Në videoklipin Murda kam qenë dy muajshe shtatzënë”, shkruajti këngëtarja.

Ndër të tjera, Lindita ka disa vite që jeton në Amerikë dhe është e martuar me  reperin Davon Edwards.