“Ata kanë përshtypje të keqe për Kosovën” – Valza Zhegrova rrëfen çfarë u tha miqve të saj belgë për kosovarët
Këngëtarja
kosovare Valza Zhegrova, tash e tri vjet jeton në Belgjikë. Ajo u zhvendos nga
Prishtina në Belgjikë, pasi që vëllai i saj futbollisti Edon Zhegrova, nisi një
karrierë futbollistike atje.
E ftuar mbrëmë në
Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin, Zhegrova ka folur për jetën e saj në
Belgjikë e po ashtu edhe shoqërinë që ka krijuar atje.
“Ata mendojnë se Kosova nuk është vend aq i mirë, por unë gjithmonë jam munduar t’ua demantoj këtë dhe t’i bëj të mendojnë ndryshe”, ka deklaruar Valza.
“Ndodh që kanë qenë në Shqipëri, por në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë. Ata nuk po besojnë se Kosova është një vend i mirë”, shprehet ajo. /Prive.al
albshowbizzz.com