Aurela Gaçe në zi: Amaneti që iu la para pak kohësh

 

Një lajmi i hidhur duket se ka tronditur jetën e këngëtares së njohur shqiptare, Aurela Gaçe. Ditën e sotme është ndarë nga jeta një nga njerëzit më të shtrenjtë të zemrës së saj

Mësohet se këngëtarja ka humbur gjyshen, por fatkeqësisht Aurela nuk u gjendet pranë saj në minutat e fundit të jetës. Ajo ndodhej në SHBA dhe nuk ka mundur ta përcjellë për në banesën e fundit. Me shumë dhimbje ajo ka ndarë një dedikim për të krahas videos me një xhirim të para pak javëve, kur gjyshja e këngëtares i ka lënë një amanet.

  

“Nëna ime! Para pak javësh isha tek ti dhe le një amanet që fatmirësisht e xhirova. “Kur të vdes unë, dua të këndoni”,-me the, dhe fillove të m’i tregoje vargjet. Do këndoj, por s’më bën zëri, qysh t’ia bëj këtij hatëri, qysh t’ia bëj derës së madhe, që po heq shumë halle. Ti ishe dera e madhe që po vuaje në ditët e tua të fundit, mes dhimbjesh në shtrat, duke folur me fotot e fëmijëve të tu të ikur para kohe…mbase u thoshe që do t’u shkoje pranë, mbase u thoshe se të kishte marrë aq shumë malli. Le pas fëmijë, nipër e mbesa plot dhe më beso se asnjë nga ne sot nuk ka fuqi të këndojë. Të dyja gjyshet e mia nuk kam arritur t’i përcjell në banesën e fundit, duke qenë shumë shumë larg (USA), por dhimbja e loti është shumë i hidhur. Mburresha me ty, si një grua shumë të fortë në çdo aspekt. Ti ishe nëna e mamit tim dhe ajo sot të humbi ty dhe ne familja e madhe humbëm të fundit njeri që mbante hapur derën e madhe. Tani do të këndosh atje lart në parajsë, me ata që të mungonin aq shumë…u prehsh në paqe nëna ime, engjëlli ynë. Nuk ka si gjyshërit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja që lënë pas qenka shumë e madhe”,-shkruan Aurela.

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com