Babai i Sara Kapos tregon si e “zbut” vajzën rebele

  

“Syri” i Temporas solli mbrëmjen e së martës Kostandin Kapon, babain e artistes shqiptare Sara Kapo. Ai foli për vitet e tij të rinisë, për profesionin dhe marrëdhëniet që ka me vajzën, e cila njihet për natyrën e saj rebele.

Kostandin Kapo: Ndihem krenar për këtë sepse vajza ime ka krijuar me forcat e saj një identitet. Me tipologjinë e saj dhe e administron shumë bukur duke qëndruar me këmbë në tokë. Sara më ka një konsulent dhe një pikë shumë të fortë referimi me eksperiencat që kam jetuar unë.

Ndër të tjera, Kostandini rrëfeu edhe sekretin e komunikimit me fëmijët.

Kostandin Kapo: Me fëmijët mund të komunikosh vetëm me dy forma, me energjinë pozitive që duhet të dish t’ia transmetosh dhe me forcën e dashurisë që duhet të dish t’ia transmetosh.