Balerini shqiptar: Kam qarë kur u ndanë Albi Nako me Klaudia Pepën
Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa mori fund para disa vitesh. Të dy e përjetuan shumë keq ndarjen pasi ishin të dashuruar, por dëshira për të ndjekur karrierën çoi në fundin e martesës.
Ndarjen e tyre e përjetuan shumë keq edhe miqtë e tyre të afërm. Një prej tyre ishte balerini Graciano Tagani, i cili vazhdon të konsiderojë Klaudian si një mike të mirë. Në intervistën për “Mos i fol shoferit” në Ora News, rrëfeu çfarë ndjeu kur ata u ndanë.
Graciano Tagani:
Kur Albi me Klaudian u ndanë, unë kam qarë. Qava shumë se Albi më çante veshët (qesh). Ai është prekur shumë dhe Klaudia u stresua shumë. E përjetova sikur të isha ndarë vetë.